Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti priti Ekipin e OKB-së në Kosovë, dorëzon Planin Strategjik 2026–2030

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Kurti priti Ekipin e OKB-së në Kosovë, dorëzon Planin Strategjik 2026–2030
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.

Gjatë takimit, Kurti dorëzoi zyrtarisht dokumentin e miratimit të Planit Strategjik të UNKT-së për periudhën 2026–2030, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e objektivave zhvillimore dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Sipas njoftimit, kryeministri në detyrë theksoi se prioritetet e përcaktuara në plan – përfshirë zhvillimin e kapitalit njerëzor, forcimin e llogaridhënies në qeverisje, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm – janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe nevojat e qytetarëve.

Ai nënvizoi se synimi kryesor mbetet shndërrimi i këtyre prioriteteve në rezultate konkrete për qytetarët.

“Qëllimi ynë është që këto prioritete të përkthehen në përmirësime konkrete: shërbime më të mira, më shumë vende pune dhe mundësi punësimi, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet”, theksoi Kurti.

Në fund të takimit, ai falënderoi Ekipin e Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme, ekspertizën dhe kontributin në proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Trump lë të hapur ndërhyrjen ushtarake në Kubë, Rubio: Paraqet kërcënim serioz për SHBA-të

Next Post

NATO fton Zelenskyn në samitin e Ankarasë, Rutte: Presidenti ukrainas do të jetë i pranishëm

Next Post
“Trump ka të drejtë”: NATO kërkon mbrojtje më të fortë të Arktikut nga Rusia dhe Kina

NATO fton Zelenskyn në samitin e Ankarasë, Rutte: Presidenti ukrainas do të jetë i pranishëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.