Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti uron 28 Nëntorin përmes telegrameve historike të vitit 1912: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli

Qendra Info by Qendra Info
28/11/2026
in Lajme
0
Kurti uron 28 Nëntorin përmes telegrameve historike të vitit 1912: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një mesazhi të veçantë kushtuar dokumenteve historike dhe telegrameve që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë më 1912.

Në një publikim në Facebook, Kurti ka sjellë në vëmendje komunikimet ndërmjet atdhetarëve shqiptarë, përpjekjet për organizimin e Kuvendit të Vlorës dhe mobilizimin e qyteteve shqiptare në ditët vendimtare të nëntorit të vitit 1912.

Sipas kryeministrit, shpallja e Pavarësisë nuk ishte vetëm akti simbolik i ngritjes së flamurit në Vlorë, por rezultat i një organizimi të gjerë kombëtar, në të cilin një rol të rëndësishëm luajtën edhe komunikimet telegrafike.

“Nga të dhënat historike tani e dimë se pavarësia e Shqipërisë, para se të shfaqej si flamur, ishte një vargan prej qindra telegramesh, që, duke lëvizur nga njëri qytet i Shqipërisë në tjetrin, thurën shpalljen e pavarësisë”, ka shkruar Kurti.

Telegramet që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë

Kurti ka rikujtuar telegramin e Ismail Qemalit, të dërguar nga Vjena më 9 nëntor 1912, në të cilin paralajmërohej ardhja e tij dhe shprehej besimi për të ardhmen e Shqipërisë.

“Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”, thuhej në telegramin e cituar nga kryeministri.

Ai ka përmendur gjithashtu komunikimet ndërmjet qyteteve shqiptare, nga Janina në Shkodër dhe nga Kosturi në Peqin, përmes të cilave kërkohej ruajtja e qetësisë, bashkimit dhe koordinimit të veprimeve politike.

“Këto janë orët, janë minutat dhe janë sekondat kur po niste pulsimi i zemrës së një shteti që bashkohej me rrahjet e aparatit telegrafik”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka përshkruar edhe vështirësitë praktike të organizimit të Kuvendit të Vlorës, duke përmendur telegramet që kishin të bënin me sigurimin e mjeteve të transportit, kuajve dhe kalimin e lumenjve.

Shpallja e Pavarësisë përballë rrezikut të pushtimit

Në mesazhin e tij, Kurti është ndalur edhe te rrethanat e vështira politike dhe ushtarake në të cilat ndodheshin tokat shqiptare gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Ai ka përmendur një telegram të 25 nëntorit 1912, të dërguar nga komandanti serb Simoviq, përmes të cilit kërkohej dorëzimi i popullsisë.

Kurti ka theksuar se, përkundër kërcënimeve dhe përparimit të ushtrive të huaja në territoret shqiptare, përpjekjet për shpalljen e Pavarësisë vazhduan.

Ai ka rikujtuar se, përpara aktit historik të 28 Nëntorit në Vlorë, flamuri kombëtar ishte ngritur dhe pavarësia ishte shpallur edhe në disa qytete të tjera shqiptare, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Peqinin dhe Lushnjën.

Kryeministri ka përmendur gjithashtu komunikimin e Lef Nosit me Elbasanin dhe telegramin e Luigj Gurakuqit drejtuar gazetave të njohura evropiane, përmes të cilit bëhej e ditur shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kurti: Pavarësia ishte vepër e përbashkët e brezave

Në mesazhin e tij, Kurti ka vlerësuar jo vetëm rolin e figurave të njohura të historisë kombëtare, por edhe kontributin e qytetarëve të zakonshëm, telegrafistëve dhe përfaqësuesve lokalë që ndihmuan në realizimin e këtij akti historik.

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija, nga nëna te i biri”, ka theksuar kryeministri.

Në përmbyllje të mesazhit, Kurti ka ndërlidhur ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 me ngritjen e tij në Krujë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, më 28 nëntor 1443, duke theksuar vazhdimësinë historike të përpjekjeve shqiptare për liri dhe pavarësi.

“Gëzuar!”, ka përfunduar Kurti urimin e tij për 28 Nëntorin.

Related

Previous Post

Në gjurmët e historisë së lirisë, FSK-ja nderon Jasharajt dhe kujton 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së

Next Post

Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për 114-vjetorin e Pavarësisë: Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së përbashkët

Next Post
Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për 114-vjetorin e Pavarësisë: Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së përbashkët

Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për 114-vjetorin e Pavarësisë: Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së përbashkët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.