Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, duke filluar nga ora 10:00, seancën e radhës, në të cilën janë paraparë të trajtohen pesë pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit për media, deputetët do të shqyrtojnë çështje të zakonshme parlamentare, si dhe dy pika që lidhen me komisionet parlamentare dhe Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
- Pyetjet parlamentare;
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
- Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Seanca do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës, me fillim në orën 10:00.

