Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështja e barnave onkologjike

Qendra Info by Qendra Info
12/11/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton me 99 vota Deklaratën për Specialen, zgjidhet edhe Vlora Çitaku
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, ku deputetët pritet të shqyrtojnë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe çështje të tjera me rëndësi.

Në rend dite janë tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë, që lidhen me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Gjatë seancës do të diskutohet edhe Propozim-Programi i Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026.

Një nga pikat e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti për katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu një mocion përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Seanca plenare do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe do të nisë në orën 10:00.

Related

Previous Post

Pas vizitës në Francë, Kurti udhëton drejt Irlandës për samitin e EPC-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.