Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi konstituohet sot, nis zyrtarisht afati për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë

Qendra Info by Qendra Info
06/08/2026
in Lajme
0
Numërimi prek fundin, një ulëse ende në lojë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën konstituive, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë katër pika kryesore:

  • Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;
  • Betimi i deputetëve;
  • Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;
  • Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të Republikës, çështje që aktualisht mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike.

Po ashtu, pas mandatimit të kandidatit për kryeministër nga ushtruesja e detyrës së presidentit, fillon të rrjedhë edhe afati 15-ditor për votimin e Qeverisë së re në Kuvend.

Ende pa marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së

Pavarësisht disa raundeve të bisedimeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk kanë arritur një marrëveshje politike për formimin e institucioneve.

Takimi i tretë ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i zhvilluar të mërkurën në ndërtesën e Kuvendit, përfundoi pa rezultat konkret.

Pas takimit, Kurti konfirmoi se ende nuk ka marrëveshje.

“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, Abdixhiku nuk u deklarua për media, ndërsa më herët deputetët e LDK-së kanë ritheksuar qëndrimin se nuk do të mbështesin një marrëveshje politike që nuk garanton përfaqësimin e tyre në postin e presidentit.

Numrat në Kuvend

Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli sërish forca e parë politike, duke siguruar 58 mandate. Me mbështetjen e deputetëve të komuniteteve joshumicë, LVV ka numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, pasi kërkohen të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Megjithatë, zgjedhja e presidentit mbetet sfida më e madhe politike. Në dy raundet e para kërkohen 80 vota, ndërsa nëse procesi kalon në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota.

Seanca e sotme konsiderohet një hap vendimtar për funksionalizimin e institucioneve të reja dhe nisjen e afateve kushtetuese për krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Related

Previous Post

Rruga “Ilir Konushevci” tashmë e hapur për qarkullim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.