Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi miraton në lexim të parë Buxhetin 2026 prej rreth 4 miliardë eurosh

Qendra Info by Qendra Info
16/02/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton në lexim të parë Buxhetin 2026 prej rreth 4 miliardë eurosh
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, me vlerë rreth 4 miliardë euro. Seanca e jashtëzakonshme plenare u drejtua nga kryetarja Albulena Haxhiu, ndërsa projektligji kaloi me 66 vota për, 32 kundër dhe 5 abstenime.

Para shqyrtimit të projektligjit, deputetët votuan për shmangie nga afatet procedurale. Në emër të Qeverisë, ministri i Financave Hekuran Murati paraqiti arsyetimin e projektligjit, duke theksuar se vonesat kanë ardhur si pasojë e mungesës së funksionalitetit të Kuvendit në periudhën e kaluar. Sipas tij, projektligji i propozuar është ai i miratuar më 31 tetor 2025, me ndryshimin e vetëm që lidhet me pagën e 13-të.

Murati bëri të ditur se buxheti parasheh rreth 980 milionë euro për paga dhe shtesa, 545 milionë euro për mallra dhe shërbime, 1 miliard e 358 milionë euro për subvencione dhe transfere, si dhe 998.4 milionë euro për shpenzime kapitale. Të hyrat buxhetore janë planifikuar në 3.64 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, konfirmoi se komisioni funksional e ka shqyrtuar dhe rekomanduar projektligjin për miratim. Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e cilësoi atë si buxhetin më të madh në historinë e vendit, duke paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të sillet edhe një buxhet i ri për rishikim.

Nga opozita, deputeti i PDK-së Bedri Hamza kërkoi sqarime për urgjencën e procedimit, duke theksuar se rritja e shpenzimeve për subvencione dhe transfere mund të ngushtojë hapësirën fiskale në të ardhmen. Ndërkaq, Lumir Abdixhiku nga LDK ngriti shqetësimin për, siç tha ai, mosreflektimin e plotë të autonomisë së Kryeqytetit në buxhet.

Fjalën e mori edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e cilësoi buxhetin si dokument me theks në siguri dhe mirëqenie. Ai konfirmoi se paga e 13-të për punonjësit publik do të jepet në pranverë dhe përfshin rritje të pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale dhe mbështetjes për barna esenciale e bujqësi. Kurti paralajmëroi gjithashtu rikthimin e projektligjit për çmime tavan për produktet bazë.

Pas përfundimit të debatit, projektligji u miratua në lexim të parë. Kryetarja Haxhiu e cilësoi votimin si hap të rëndësishëm drejt realizimit të projekteve dhe shërbimeve publike që parashihen me buxhetin 2026. Sipas vendimit të Kuvendit, leximi i dytë do të mbahet të premten në orën 11:00.

Related

Previous Post

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Next Post

Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Next Post
Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.