Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, përfaqësuesin Rajonal të Selisë Qendrore Lindje të KFOR-it, nënkolonelin Danilo Klinar me bashkëpunëtorë.
Arritjet dhe sfidat e pushtetit lokal, aktualiteti politik dhe perspektiva e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë, ishin disa nga temat e diskutuara, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Me kënaqësi, prita në takim, përfaqësuesin Rajonal të Selisë Qendrore Lindje të KFOR-it, nënkolonelin Danilo Klinar me bashkëpunëtorë.
Takimi ishte shumë i përzemërt, ashtu siç i kemi raportet me KFOR-in, të ndërtuara me mirëbesim e bashkëpunim të sinqertë dhe me interes të përbashkët.
Arritjet dhe sfidat e pushtetit lokal, aktualiteti politik dhe perspektiva e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë, ishin disa nga temat e diskutuara.
E falënderova nënkolonelin Klinar, duke i ofruar bashkëpunim të plotë për ruajtjen e qetësisë, sigurisë dhe interesit tonë të përbashkët, interesit qytetar dhe misionit të KFOR-it. Faleminderit, faleminderit!

