Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lumir Abdixhiku thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së: “Siç ma kërkuan, për shkarkimin tim”

Qendra Info by Qendra Info
27/07/2026
in Lajme
0
LDK e rikthen Abdixhikun në votëbesim pas 6 muajsh: A rrezikon shkarkimin?
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, i cili do të mbahet më 30 korrik, pas kërkesës së paraqitur për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku tha se gjatë pesë viteve në krye të LDK-së ka dalë tri herë para anëtarësisë për të kërkuar besimin e saj, ndërsa këtë herë, sipas tij, i është kërkuar që të përballet me një proces të njëanshëm për shkarkim.

“Në pesë vite si kryetar, ky është Kuvendi im i katërt. Në tri prej tyre, kam dalë vetë para anëtarësisë dhe kam kërkuar besimin e saj. Këtë herë, të njëjtin besim më është kërkuar ta rimarr përsëri, veçse njëanshëm me kërkesë për shkarkim. Në 37 vite histori, kjo praktikë nuk ka gjetur vend asnjëherë në LDK”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai e cilësoi Kuvendin e Jashtëzakonshëm si të panevojshëm, të parakohshëm dhe të dëmshëm për partinë, duke vlerësuar se një proces i tillë mund të sjellë përçarje brenda LDK-së.

“E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë, të pavend. Si proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm dhe përçarës. Jo për fatin tim individual, por për plagët që veçse ia ka lënë LDK-së”, u shpreh ai.

Megjithatë, Abdixhiku theksoi se do ta respektojë vendimin dhe procesin demokratik, edhe pse nuk pajtohet me të.

“Demokracia këtë ka. Si të tillë, më duhet ta pranoj, edhe kur nuk më duket e drejtë. Unë e respektoj demokracinë, sepse e besoj. Prandaj ballafaqohem. Pres të sillen njëjtë edhe të tjerët pas të enjtes, kur LDK flet përsëri”, deklaroi ai.

Në fund të reagimit, kreu i LDK-së u bëri thirrje delegatëve të marrin pjesë në Kuvend, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e partisë.

“Qëndroni, sepse, ndonëse ky nuk është Kuvendi që kam kërkuar, ai mund të bëhet Kuvendi që i jep LDK-së atë që i ka munguar më së shumti, qartësinë. Qartësinë se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është veç e anëtarësisë. Të enjten, më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në. Pas saj, le të përcaktojmë Republikën”, përfundoi Abdixhiku.

Related

Previous Post

Përparim Rama njofton ndërprerjen e marrëveshjes me BIRN-in për hapësirat në Grand Hotel: “Kënd po e mbroni?”

Next Post

AAK: Kryesia e re mban mbledhjen konstituive, miraton agjendën vjetore dhe riafirmon gjashtë prioritetet strategjike

Next Post
AAK: Kryesia e re mban mbledhjen konstituive, miraton agjendën vjetore dhe riafirmon gjashtë prioritetet strategjike

AAK: Kryesia e re mban mbledhjen konstituive, miraton agjendën vjetore dhe riafirmon gjashtë prioritetet strategjike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.