Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lushaku-Sadriu: Konstituimi i Kuvendit dëshmon se institucionet formohen kur ka vullnet politik

Qendra Info by Qendra Info
13/09/2026
in Lajme
0
Lushaku-Sadriu: Konstituimi i Kuvendit dëshmon se institucionet formohen kur ka vullnet politik
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit dëshmon se institucionet mund të formohen kur ekziston vullneti politik mes subjekteve parlamentare.

Ajo tha se, pas ndryshimit të qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), LDK-ja iu bashkua seancës konstituive, ku u votua kandidatura e saj për nënkryetar të Kuvendit, Kujtim Shala.

“Kjo është një dëshmi se kur vullneti politik dhe ushtrimi i demokracisë bëhen më të lehta, formohen edhe institucionet. Do të thotë, po shihet që vetëm mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar ka bërë që të ketë vonesa deri ditën e sotme. Ne, në seancën e fundit, u kemi bërë thirrje që t’ua njohin të drejtën partive politike për propozimin e emrave për nënkryetarë të tyre dhe vetëm pas ndërrimit të qëndrimit të tyre ne erdhëm dhe u bashkëngjitëm në seancë. U votua propozimi i kandidatit të LDK-së për nënkryetar, ashtu siç kemi propozuar ne, dhe i dhamë institucione vendit”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se qëndrimi i LDK-së kishte qenë që të shfrytëzohej deri në fund e drejta e dialogut dhe e paraqitjes së propozimeve.

Megjithatë, ajo tha se PDK-ja kishte dalë me një qëndrim të ri politik, duke vendosur të mos marrë pjesë në seancë.

“Është situatë e re për shkak se nuk ka pasur vullnet për votim të nënkryetarëve dhe nuk iu është njohur e drejta. Ju e patë që grupit të dytë parlamentar nuk iu votua kandidati i tyre dhe ishte e njëjta logjikë për të vazhduar. Sot ne u bëmë thirrje që të shfrytëzohet e drejta e dialogut dhe t’u bëhet thirrje të gjitha grupeve parlamentare që të vijnë dhe të bëjnë propozime. Ndërkohë, kemi një qëndrim politik të PDK-së për të mos marrë pjesë në seancë. Gjithsesi, ata do ta adresojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ne do të kontribuojmë për sqarimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së institucioneve”, tha Lushaku-Sadriu.

Related

Previous Post

Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin e PDK-së

Next Post

Haxhiu cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Next Post
Haxhiu cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Haxhiu cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.