Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LVV për nismën e PDK-së për Specialen: Presim Kushtetuesen, çdo veprim të vlerësohet me kujdes

Qendra Info by Qendra Info
21/09/2026
in Lajme
0
“Gjykata shpiku rregulla, e shkeli Kushtetutën”-VV nuk ndalet, këtë herë sulmon fort rendin kushtetues
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është deklaruar për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës.

LVV ka bërë të ditur se fillimisht pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se kërkesa e paraqitur në Kushtetuese për këtë çështje nuk është tërhequr.

Sipas partisë në pushtet, para çdo hapi të mëtejshëm duhet të vlerësohen edhe implikimet juridike që mund të dalin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket projektligjit të PDK-së, LVV ka deklaruar se do ta shqyrtojë me kujdes nga pikëpamja juridike, përfshirë përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe ndikimin e mundshëm në procedurat që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara.

“Duke qenë se procedurat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së zhvillohen me ekipe të veçanta të mbrojtjes, çdo iniciativë duhet të vlerësohet me kujdes edhe në raport me interesat dhe strategjitë juridike të secilit rast”, thuhet në përgjigjen e LVV-së.

Partia ka theksuar se, në këtë fazë, e sheh të nevojshme ndërtimin e një qasjeje institucionale dhe shtetërore të koordinuar, të mbështetur në një analizë të plotë juridike.

LVV ka kërkuar që çdo veprim të ndërmerret vetëm pasi të jenë shqyrtuar pasojat e mundshme juridike, veçanërisht në raport me procedurën e apelit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Qëllimi duhet të jetë që veprimet institucionale të jenë të menduara, të bashkërenduara dhe të mos krijojnë pasoja të padëshiruara për proceset gjyqësore në zhvillim”, ka deklaruar LVV.

Nisma e PDK-së, e dorëzuar më 21 shtator, parasheh ndryshime në kornizën ligjore që rregullon Dhomat e Specializuara. Sipas PDK-së, ndër ndryshimet e propozuara janë kufizimi i mandatit të Speciales dhe vendosja e monitorimit ndërkombëtar, ndërsa për disa prej krimeve të luftës parashihet që procedurat të zhvillohen në Kosovë.

Vendimi i LVV-së për të pritur fillimisht Kushtetuesen dhe për ta shqyrtuar nismën juridikisht vjen pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, me të cilin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Related

Previous Post

Kurti në New York: Me Wilson diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Luginën e Preshevës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.