Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Magyar i dërgon mesazh Kurtit: Hungaria zotohet për sigurinë e Kosovës dhe integrimin në BE

Qendra Info by Qendra Info
10/10/2026
in Lajme
0
Rritja e çmimeve, shqetësimi kryesor i qytetarëve të Kosovës për vitin 2027.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i ka dërguar letër urimi Albin Kurtit për mandatin e ri qeverisës, duke rikonfirmuar mbështetjen e Hungarisë për sigurinë e Kosovës dhe integrimin e saj evropian.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e pranoi letrën të premten pasdite përmes ambasadorit hungarez, László István Dux.

Në letrën e tij, Magyar e uroi Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit dhe theksoi rëndësinë e Kosovës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, thuhet në letrën e kryeministrit hungarez.

Magyar gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për të kontribuar në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

Ai shprehu edhe mbështetjen e vendit të tij për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për bashkëpunim në këtë drejtim.

Related

Previous Post

Gjermania ndryshon formulën e ndihmës sociale nga viti 2027: Çfarë duhet të dinë përfituesit shqiptarë?

Next Post

PDK-ja shënon 27-vjetorin, Hamza: Krenarë për të kaluarën, të bashkuar për të ardhmen

Next Post
Hamza: “Ditë e zezë për Kosovën, vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është kundër popullit të Kosovës”

PDK-ja shënon 27-vjetorin, Hamza: Krenarë për të kaluarën, të bashkuar për të ardhmen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.