Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zůna.
Takimi u zhvillua në margjinat e takimit CEDC – Western Balkans (Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore – Ballkanit Perëndimor).
Maqedonci bëri të ditur se me homologun çek diskutoi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Diskutuam mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes, transferimin e teknologjisë, si dhe trajnimin dhe edukimin ushtarak”, tha Maqedonci.
Ai e falënderoi ministrin Zůna për kontributin e Republikës Çeke në sigurinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimeve euroatlantike.

