Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Maqedonci uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Qendra Info by Qendra Info
30/08/2026
in Lajme
0
Maqedonci uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Para fillimit të ceremonisë së diplomimit, Maqedonci ka takuar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli, duke i uruar për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit.

Sipas Maqedoncit, shkollimi i tyre ka përfshirë një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake në akademinë prestigjioze turke.

Maqedonci ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, përveç zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, i kushtojnë rëndësi të veçantë arsimimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

“Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se shkollimi i oficerëve kosovarë në akademitë ushtarake të vendeve partnere kontribuon në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura.

Në këtë kontekst, Maqedonci ka shprehur mirënjohje ndaj Republikës së Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

“Republikës së Turqisë i jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së”, ka shkruar ai.

Në fund, ministri në detyrë i Mbrojtjes u ka uruar pesë oficerëve të rinj suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të ardhshme në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Blerjet online shtrenjtohen në Austri: Taksa e re prek edhe diasporën shqiptare nga tetori

Next Post

Azemi i LVV-së i kundërpërgjigjet Ramës: “LVV-ja e ka kundërshtuar që nga dita e parë marrëveshjen e NPB-së”

Next Post
Azemi i LVV-së i kundërpërgjigjet Ramës: “LVV-ja e ka kundërshtuar që nga dita e parë marrëveshjen e NPB-së”

Azemi i LVV-së i kundërpërgjigjet Ramës: “LVV-ja e ka kundërshtuar që nga dita e parë marrëveshjen e NPB-së”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.