Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mashtrim me kriptovaluta në Ferizaj, arrestohen dy persona

Qendra Info by Qendra Info
30/04/2026
in Lajme
0
Tentojnë të rrëmbejnë një të mitur në Mitrovicë, arrestohen dy persona
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim, pas një operacioni të zhvilluar në Ferizaj dhe Kaçanik.

Rasti ishte raportuar më 17 prill 2026 në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, ku të dyshuarit kishin mashtruar tre persona duke u paraqitur rrejshëm si posedues të kriptovalutave. Sipas policisë, ata kanë përvetësuar rreth 12 mijë euro, nga 4 mijë euro secili viktimë, dhe më pas janë arratisur nga vendi i ngjarjes përmes dritares së një lokali.

Pas hetimeve, më 29 prill, policia ka ndërhyrë në kohë në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik, ku të dyshuarit po planifikonin një rast të ngjashëm mashtrimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar A.L. (25 vjeç) dhe R.J. (23 vjeç), ndërsa një person i tretë, tashmë i identifikuar, ka arritur të largohet dhe është në kërkim.

Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë një makinë për numërimin e parave, një çantë dhe një veturë të tipit Golf 7.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për veprën penale “mashtrimi” janë duke vazhduar.

Related

Previous Post

Gjermania prezanton lejen e pjesshme mjekësore, punë edhe gjatë sëmundjes

Next Post

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë për 30 prill

Next Post
Caktohen çmimet maksimale të derivateve për 11 prill në Kosovë

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë për 30 prill

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.