Sezoni 2025/26 në elitën e futbollit spanjoll ka dhënë verdiktet e tij përfundimtare, me garën që solli emocione deri në javën e fundit. Vëmendjen kryesore e mori rënia nga kategoria e RCD Mallorca, pavarësisht fitores bindëse dhe sezonit të jashtëzakonshëm të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.
Sulmuesi shqiptar realizoi një gol në triumfin 3-0 ndaj Real Oviedo, duke e çuar në 23 numrin total të golave këtë sezon, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar mbijetesën e ekipit të tij.
Ndërkohë, kampionia FC Barcelona e mbylli sezonin me humbje, pasi u përmbys 3-1 nga Valencia CF në stadiumin “Mestalla”. Për katalanasit realizoi Robert Lewandowski, në atë që u raportua si ndeshja e tij e lamtumirës.
Nga ana tjetër, Real Madrid mbylli sezonin me spektakël, duke mposhtur 4-2 Athletic Bilbao.
Ekipet që sigurojnë Evropën
Në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League do të luajnë:
- FC Barcelona
- Real Madrid
- Villarreal CF
- Atlético Madrid
- Real Betis
Ndërsa në UEFA Europa League janë kualifikuar:
- Celta Vigo
- Real Sociedad
Ndërsa Getafe CF siguroi pjesëmarrjen në UEFA Conference League.
Muriqi pranë Mbappé në listën e golashënuesve
Titulli i golashënuesit më të mirë të sezonit i takoi Kylian Mbappé me 25 gola, ndërsa vetëm dy gola më pak realizoi Vedat Muriqi, duke u renditur i dyti në listë.
Paraqitjet e sulmuesit kosovar gjatë këtij sezoni kanë ngjallur interesimin e disa klubeve, duke shtuar spekulimet se ai mund të largohet nga Mallorca gjatë merkatos së verës.
La Liga mbyllet zyrtarisht sonte me përballjen mes Villarreal CF dhe Atlético Madrid.

