Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Më 14 tetor hapet thirrja për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, afati për aplikim deri më 2 nëntor

Qendra Info by Qendra Info
13/10/2026
in Lajme
0
Më 14 tetor hapet thirrja për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, afati për aplikim deri më 2 nëntor
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese ka vendosur që më 14 tetor 2026 të publikojë thirrjen publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të komisionit, të mbajtur më 13 tetor dhe të drejtuar nga kryesuesi Vigan Qorrolli. Thirrja do të jetë e hapur për 20 ditë, deri më 2 nëntor 2026.

Qorrolli ka bërë të ditur se, në përputhje me ligjin, kandidaturat mund të propozohen nga institucionet e drejtësisë, por edhe nga individët që dëshirojnë të kandidojnë vetë, me kusht që t’i plotësojnë kriteret ligjore për emërim.

Kandidatët do të intervistohen para se t’i propozohen Kuvendit

Pas përfundimit të afatit për aplikim, komisioni do t’i shqyrtojë kandidaturat e pranuara dhe do të zhvillojë intervistat me kandidatët.

Kandidatët që vlerësohen se i plotësojnë kushtet për emërim do t’i propozohen Kuvendit të Kosovës për miratim në seancë plenare.

“Komisioni do të mblidhet për t’i shqyrtuar kandidaturat e secilit kandidat dhe do të bëjë intervistimin e tyre, dhe kandidatët të cilët janë të emërueshëm do t’ia propozojë Kuvendit për miratim në seancë plenare”, ka deklaruar Qorrolli.

Procesi synon plotësimin e dy vendeve të lira në Gjykatën Kushtetuese, të mbetura nga legjislatura paraprake.

Zgjidhen edhe zëvendëskryesuesit e komisionit

Në mbledhjen e 13 tetorit, komisioni ka zgjedhur edhe zëvendëskryesuesit e tij.

Zëvendëskryesuese e parë është zgjedhur deputetja Jehona Lushaku Sadriu, ndërsa zëvendëskryesues i dytë është zgjedhur deputeti Artan Asllani.

Me publikimin e thirrjes më 14 tetor, pritet të nisë zyrtarisht procesi i aplikimit për dy pozitat e lira në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Related

Previous Post

Konjufca takon ministrin e Jashtëm të Estonisë, në fokus integrimi evropian i Kosovës dhe siguria rajonale

Next Post

Presidentja Justina Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, shpreh solidaritet me ta

Next Post
Presidentja Justina Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, shpreh solidaritet me ta

Presidentja Justina Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, shpreh solidaritet me ta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.