Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete për zgjedhjet e Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
23/05/2026
in Lajme
0
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme të botës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i votimit jashtë vendit do të organizohet më 6 qershor në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike – 17 ambasada dhe 13 konsullata – ku janë regjistruar 27,724 qytetarë për të ushtruar të drejtën e votës në mënyrë fizike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se votimi do të nisë fillimisht sipas orës lokale në Turqi, përkatësisht në ambasadën në Ankara dhe konsullatën në Stamboll, për të vazhduar më pas në shtetet evropiane dhe do të përmbyllet në Amerikën Veriore.

“Më 6 qershor procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata të shpërndara në 18 shtete të ndryshme të botës”, deklaroi Elezi.

Ai sqaroi se fillimisht KQZ kishte planifikuar organizimin e votimit në 48 përfaqësi diplomatike, por ky numër është reduktuar në 30 për shkak se në 18 përfaqësi numri i votuesve të regjistruar ishte nën pragun minimal prej 50 votuesve.

Sipas rregulloreve zgjedhore, në rastet kur numri i regjistrimeve është nën këtë prag, votimi fizik nuk organizohet dhe qytetarët kalojnë automatikisht në votim përmes postës.

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këto 18 përfaqësi është më pak se 100 dhe të gjithë do të mund të votojnë me postë”, theksoi Elezi.

Procesi i votimit me postë ka nisur më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor. Për këtë formë votimi janë regjistruar rreth 105 mijë qytetarë.

Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në shtetet: Gjermani, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Belgjikë, SHBA, Norvegji, Austri, Kanada, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Turqi, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.

Related

Previous Post

Mediat amerikane: Trump shqyrton mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit

Next Post

SpaceX realizon me sukses fluturimin e parë provë të Starship V3, raketës më të fuqishme të kompanisë

Next Post
SpaceX realizon me sukses fluturimin e parë provë të Starship V3, raketës më të fuqishme të kompanisë

SpaceX realizon me sukses fluturimin e parë provë të Starship V3, raketës më të fuqishme të kompanisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.