Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mërgim Lushtaku me akuza ndaj Albulena Haxhiut: Përmend gazin lotsjellës dhe ngjarjet e vitit 2011

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2026
in Lajme
0
‘PDK e voton vetëm Bedri Hamzën për kryeministër’
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj për Sami Lushtakun, duke rikthyer në vëmendje ngjarje të kaluara politike.

Përmes një postimi publik, Lushtaku ngriti pyetje lidhur me incidentin e vitit 2016 në Kuvendin e Kosovës, kur deputetë të Vetëvendosjes përdorën gaz lotsjellës.

“Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016? Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit”, ka shkruar ai.

Lushtaku ka përmendur edhe bashkëshortin e Haxhiut, Alban Krasniqi, duke e akuzuar për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe përçarje politike.

Në reagimin e tij, ai rikujtoi edhe ngjarjen tragjike të janarit 2011, duke pretenduar për përfshirje të personave nga familja e Krasniqit në rastin e vrasjes së Skender Limajt dhe plagosjes së Azem Limajt dhe Ilir Limajt.

“Kur njerëz me një të kaluar të tillë tentojnë të paraqiten si moralizues, kjo është shqetësuese”, u shpreh Lushtaku.

Ai e përmbylli reagimin me thirrje për qetësi dhe gjuhë bashkimi në skenën politike të Kosovës, duke kundërshtuar, sipas tij, urrejtjen dhe standardet e dyfishta.

Related

Previous Post

Gara për ETF-të e kriptovalutave intensifikohet, VanEck dhe Grayscale avancojnë me fondet BNB

Next Post

Kurti optimist për zgjedhjet e 7 qershorit: Nga 51 për qind, synojmë 60% ose më shumë

Next Post
Kurti optimist për zgjedhjet e 7 qershorit: Nga 51 për qind, synojmë 60% ose më shumë

Kurti optimist për zgjedhjet e 7 qershorit: Nga 51 për qind, synojmë 60% ose më shumë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.