Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit në Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Gjakovë

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2026
in Lajme
0
Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit në Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Gjakovë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një njoftimi publik.

Sipas njoftimit, konkursi përfshin pozita në disa fusha, ndër to inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll të cilësisë, siguri dhe logjistikë, si dhe profile të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit.

Ministria ka bërë të ditur se përzgjedhja e kandidatëve do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.

Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme profesionale para fillimit të angazhimit në detyrë.

Hap i rëndësishëm për industrinë vendore të mbrojtjes

Sipas ministrit Maqedonci, hapja e konkursit përbën një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të fabrikës së municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore në industrinë e mbrojtjes.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë personave që plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë për pozitat e hapura.

Afati i aplikimit është nga 24 deri më 30 gusht 2026.

Aplikimi bëhet online përmes portalit zyrtar të konkurseve të Republikës së Kosovës: konkursi.rks-gov.net

Related

Previous Post

Një javë pa “emrat konkretë” për Presidentin: Kurti e Abdixhiku ende pa marrëveshje me partitë

Next Post

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Next Post
Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.