Sipas vendimit të MINT-it të datës 3 korrik 2026, çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës janë:
- ⛽ Nafta (dizeli): 1.74 euro/litër
- ⛽ Benzina: 1.53 euro/litër
- 🔥 Gazi: 0.60 euro/litër
Nga Ministria është bërë e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në publikimin e vendimit të ri për çmimet e derivateve.
MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të çmimeve maksimale të lejuara.
Ankesat mund të dërgohen përmes:
📧 konsumatori@rks-gov.net
☎️ Numrit pa pagesë: 0800 11000
Ministria vazhdon monitorimin e tregut të derivateve për të siguruar respektimin e çmimeve të përcaktuara dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

