Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2026, rreth 4 miliardë euro

Qendra Info by Qendra Info
20/02/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton në lexim të parë Buxhetin 2026 prej rreth 4 miliardë eurosh
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror për vitin 2026, në vlerë rreth 4 miliardë euro, mes kundërshtimeve të partive opozitare.

Projektligji kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë. Ligji tash i dërgohet presidentes Vjosa Osmani për dekretim, para se të hyjë në fuqi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e cilësoi këtë buxhet si “të përkohshëm dhe emergjent”, duke paralajmëruar se do të rishikohet. Ai tha se Qeveria nuk u ka dhënë hapësirë ministrive për ndryshime të thella, për shkak të mungesës së kohës për përgatitje më cilësore.

Si do të shpërndahet buxheti?

Nga totali prej rreth 4 miliardë eurosh:

  • Mbi 3 miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror;

  • 867 milionë euro për nivelin lokal.

Për investime kapitale janë planifikuar 998 milionë euro, ose 7.2% më shumë krahasuar me vitin 2025. Megjithatë, ato përbëjnë vetëm 25.2% të buxhetit të përgjithshëm.

Sipas një analize të Institutit GAP, 81% e buxhetit për projekte kapitale shkon për projekte të nisura në vitet e kaluara, ndërsa projektet e reja janë të kufizuara dhe kryesisht të vogla. Po ashtu, theksohet se shpërndarja e investimeve nga niveli qendror në komuna mbetet joproporcionale me popullsinë dhe sipërfaqen.

Subvencione, paga dhe rezerva

Kategoria me rritjen më të madhe është ajo e subvencioneve dhe transfereve, me rritje prej 17.4%. Për këtë kategori janë ndarë mbi 1.3 miliardë euro, si rezultat i rritjes së disa pensioneve, mbështetjes për lehonat dhe asistencës sociale.

Pagat dhe shtesat për mbi 91 mijë punonjës të sektorit publik do të kushtojnë mbi 980 milionë euro, krahasuar me 916 milionë euro në vitin 2025. Shpenzimet për mallra dhe shërbime arrijnë në 509 milionë euro.

Në buxhet janë paraparë edhe 46 milionë euro si rezervë shtetërore për emergjenca.

Për herë të parë, projektbuxheti përfshin edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik që kanë qenë të angazhuar në organizata buxhetore për të paktën 12 muaj para vendimit.

Kundërshtimet e opozitës

Partitë opozitare u ankuan se amendamentet e tyre nuk u morën parasysh në komision, prandaj i tërhoqën ato dhe votuan kundër. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e quajti buxhetin “dokument jo profesional” dhe paralajmëroi se do të jetë i dëmshëm edhe për vitet e ardhshme.

Të hyrat kryesore për mbushjen e buxhetit pritet të vijnë nga Dogana e Kosovës, me mbi 2 miliardë euro të planifikuara, dhe nga Administrata Tatimore e Kosovës, me rreth 1.2 miliardë euro.

Related

Previous Post

Osmani: Në takimin me Trump ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme

Next Post

Mini-punë gjatë lejes prindërore në Gjermani: Çfarë duhet të dinë bashkëatdhetarët tanë

Next Post
Mini-punë gjatë lejes prindërore në Gjermani: Çfarë duhet të dinë bashkëatdhetarët tanë

Mini-punë gjatë lejes prindërore në Gjermani: Çfarë duhet të dinë bashkëatdhetarët tanë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.