Të premten, në Kosovo pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë ditës mund të gjenerojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të vendit rrebeshet mund të jenë më intensive, duke sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike, veçanërisht në orët e pasdites.
Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtejshme. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

