Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasdites pritet shtim lokal i vranësirave, të cilat mund të zhvillohen në procese të fuqishme konvektive.
Si pasojë, në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për paraqitjen e breshërit. Lokalisht mund të ketë shtrëngata të fuqishme kalimtare, me reshje intensive brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa zona të tjera mund të mbeten pa reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 32°C. Në zonat e prekura nga rrebeshet e shiut pritet një freskim i përkohshëm i motit.

