Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s, duke sqaruar se Republika e Kosovës nuk merr pjesë në këtë samit në cilësinë e shtetit pjesëmarrës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës NATO
Sipas njoftimit të MPJD-së, kjo ndodh për shkak se Kosova nuk është shtet anëtar i Aleancës dhe aktualisht nuk është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (PfP).
“Për të sqaruar keqkuptimet dhe pasaktësitë e ngritura nga disa portale, theksojmë se Republika e Kosovës nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës,” thuhet në reagimin zyrtar.
Ministria ka bërë të ditur se Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës. Në raste të caktuara, varësisht nga agjenda, ftesa mund t’u dërgohet edhe partnerëve të NATO-s.
Në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Ankara, përveç vendeve anëtare, ftesë kanë marrë partnerët e NATO-s në kuadër të Indo-Pacific Four (IP4): Japan, South Korea, Australia dhe New Zealand, si dhe Ukraine.
MPJD rikujton se Kosova deri më tani nuk ka marrë pjesë në ndonjë Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës. Pjesëmarrjet e mëhershme kanë qenë vetëm në aktivitete përcjellëse, si iniciativa “Women, Peace and Security”, e organizuar nga United States Department of State në margjinat e samitit.
Sipas ministrisë, ky aktivitet ka qenë një ngjarje e veçantë dhe nuk përbënte pjesëmarrje formale në vetë samitin.
Në fund, MPJD ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe shtetet anëtare, si dhe për avancimin e synimit strategjik për anëtarësim të plotë në Aleancë.

