Vedat Muriqi ishte vendimtar në fitoren 1-0 të Kosovës ndaj Irlandës, në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fund të takimit, duke i dhënë Kosovës tri pikët në nisjen e kampanjës së re.
Pas ndeshjes, Muriqi tha se skuadra kishte analizuar pikat e dobëta të Irlandës dhe kishte synuar ta mbante kontrollin e lojës.
“Me rëndësi ka qenë fitorja. E përgëzoj gjithë ekipin, shtabin teknik, shtabin mjekësor dhe gjithë tifozët tanë që kanë qenë këtu”, deklaroi Muriqi për Klan Kosova.
Ai theksoi se fitorja kishte një dedikim të veçantë.
“Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”, tha Muriqi.

