Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nagavci: I ofruam Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturë, por ajo i refuzoi

Qendra Info by Qendra Info
04/03/2026
in Lajme
0
Nagavci: I ofruam Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturë, por ajo i refuzoi
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se partia e saj i kishte ofruar Vjosa Osmani nënshkrimet e nevojshme për kandidimin për presidente, por sipas saj, kjo ofertë është refuzuar nga presidentja aktuale.

Në një konferencë për media, Nagavci tha se përkundër këtij refuzimi, Vetëvendosje mbetet e hapur për bashkëpunim me Osmanin për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të reja, përkundër që ky nuk është vullneti ynë dhe në këtë situatë sigurisht se jemi të hapur për bashkëpunim edhe me zonjën Osmani”, deklaroi ajo.

Nagavci foli edhe për kandidaturën e Glauk Konjufca, të propozuar nga Vetëvendosje për postin e presidentit, duke theksuar se deri më tani nuk ka dëgjuar ndonjë parti politike që të ketë deklaruar qartë se nuk do ta mbështesë atë.

“Unë nuk kam dëgjuar nga asnjë parti që kanë deklaruar decidivisht se nuk do të ofrojnë mbështetje për z. Konjufca”, u shpreh Nagavci.

Ajo shtoi se procesi i zgjedhjes së presidentit mbetet i hapur dhe se Vetëvendosje do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike në Kuvend.

Related

Previous Post

Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën kandidat për President të Kosovës

Next Post

Përplasje VV–Presidencë për nënshkrimet e Vjosa Osmanit: Hollaj e quan “gënjeshtër” deklaratën e Nagavcit

Next Post
Përplasje VV–Presidencë për nënshkrimet e Vjosa Osmanit: Hollaj e quan “gënjeshtër” deklaratën e Nagavcit

Përplasje VV–Presidencë për nënshkrimet e Vjosa Osmanit: Hollaj e quan “gënjeshtër” deklaratën e Nagavcit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.