Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndalohen katër persona të dyshuar për rastin e vrasjes së A. Z. në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
24/11/2026
in Lajme
0
Arrestohen 39 persona me urdhëresa të gjykatave gjatë muajit shtator
0
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ndaluar katër persona për 48 orë, nën dyshimin se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së A. Z. Dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerë për ndihmë ndaj kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, të publikuar më 24 nëntor 2026, ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas veprimeve intensive hetimore të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Dy personat me inicialet N. S. dhe D. S. dyshohen për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, pikat 1.3, 1.4 dhe 1.8, në lidhje me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, dy të ndaluarit e tjerë, me inicialet M. P. dhe G. B., dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 i KPRK-së.

Provat dhe zgjerimi i hetimeve

Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, të cilat, sipas tyre, mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të ndaluar në veprat penale për të cilat dyshohen.

Po ashtu, prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të ndaluarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës.

Related

Previous Post

Pesë skenarët për të ardhmen e sigurisë në Evropë: Presioni i Trumpit dhe Putinit për një rend të ri pas luftës në Ukrainë

Next Post

Ali Ahmeti i drejtohet ministrit të Drejtësisë në RMV: Provimi i jurisprudencës duhet të mbahet edhe në gjuhën shqipe

Next Post
Ali Ahmeti: Kam informacione për nisma që synojnë ta çojnë UÇK-në në Hagë (Video)

Ali Ahmeti i drejtohet ministrit të Drejtësisë në RMV: Provimi i jurisprudencës duhet të mbahet edhe në gjuhën shqipe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.