Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën, më 24 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
- Lagjja Nic;
- Çagllavica;
- Lagjja Qëndresa;
- Një pjesë e Veternikut, në drejtim të Rezonancës;
- Hajvalia.
Furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve të zonave të prekura për mirëkuptim.

