Punime të mirëmbajtjes preventive, projekte investive, punime nga palët e treta dhe ndërhyrje të KOSTT-it do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Gjakovës dhe Malishevës.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zhvillohen në orare të ndryshme gjatë ditës.
Gjakovë – mirëmbajtje preventive
Nga TS 35/10 kV Gjakova III do të ndërpritet dalja 10 kV J04 Dalja 21, me kod 81084018, nga ora 12:00 deri në 13:00.
Zonat që preken:
- Rruga e UÇK-së;
- Rruga Wesley Clark;
- Rruga Fehmi Agani.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe testimi i mbrojtjes rele.
Po nga TS 35/10 kV Gjakova III, nga ora 13:00 deri në 14:00, do të ndërpritet dalja 10 kV J09 Nertili, me kod 81084033.
Zonat që preken:
- Rruga e UÇK-së;
- Rruga Tirana.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe testimi i mbrojtjes rele.
Malishevë – punime në projekte investive
Nga NS 35/10 kV Malishevë do të ndërpritet dalja 20 kV J04 Carralluka, me kod 82082051, nga ora 09:00 deri në 14:00.
Zonat që preken:
Rrugët:
- 603 Adem Jashari – një pjesë;
- 605 Rilindja Kombëtare – një konsumator;
- 606 Pavarësia – një konsumator;
- 610 Hisni Mazreku – një konsumator.
Fshatrat: Carrallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.
Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të Komisionit të Pranimit Teknik.
Punime nga palët e treta
Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet dalja 10 kV J11 Ratkoci, me kod 82081006, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Zonat që preken: Gexhë, Radostë, Ratkoc dhe një pjesë e Xërxës.
Arsyeja: Vendosja e përçuesit katodik dhe kabllit T.M.
Ndërkohë, nga NS 35/10 kV Malishevë, nga ora 09:30 deri në 15:00, do të ndërpritet dalja 10 kV J08 Dragobili, me kod 82082006.
Zonat që preken:
Rrugët:
- 605 Rilindja Kombëtare – 3 konsumatorë;
- 608 Hamdi Berisha – 1 konsumator;
- Bedri Berisha – 1 konsumator.
Fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë.
Arsyeja: Energjizimi i linjës së re.
Punime nga KOSTT
Nga TS 110/10(20) kV Gjakova 2 do të ndërpritet dalja 10 kV J32 Intermed, me kod 81000032, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Zonat që preken:
- Rrezinë – një pjesë;
- Rruga Skënderbeu – një pjesë;
- Rruga Zidi Sadik Agës;
- Zona Industriale, përfshirë konsumatorë komercialë.
Arsyeja: Punime në projektin për furnizimin dhe instalimin e OPGW-së dhe vendosjen e brinjëve të izolatorëve në LP 164-2 (L124), në linjën 110 kV nr. 164/2 (L124), nga NS 110/10 kV Gjakovë 2 deri në NS 220/110 kV Prizren 2.
Qytetarët dhe bizneset në zonat e përfshira këshillohen të planifikojnë aktivitetet e tyre duke marrë parasysh oraret e ndërprerjeve.

