E premtja në Kosovo pritet të sjellë përkeqësim të ndjeshëm të motit, me shtim të konsiderueshëm të vranësirave, erëra herë pas here të forta nga veriu dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Në disa rajone reshjet mund të marrin formën e rrebesheve, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Kushtet më të paqëndrueshme priten gjatë orëve të paradites.
Gjatë pasdites moti pritet të përmirësohet gradualisht, me ndërprerje të reshjeve dhe intervale të gjata me diell.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, duke u luhatur nga 14°C në orët e mëngjesit deri në 21°C gjatë ditës.

