Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndryshime në qeverinë shqiptare, Lamallari largohet nga Ministria e Brendshme – në vend të tij Ervin Demo

Qendra Info by Qendra Info
11/09/2026
in Lajme
0
Ndryshime në qeverinë shqiptare, Lamallari largohet nga Ministria e Brendshme – në vend të tij Ervin Demo
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar ndryshime të reja në kabinetin qeveritar. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, ndërsa në këtë post emërohet Ervin Demo.

Sipas Ramës, me këtë ndryshim do të bashkohen edhe çështjet e pushtetit vendor me Ministrinë e Brendshme, të cilat deri tani mbuloheshin nga Demo në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Vendor.

“Lamallari nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i Pushtetit Vendor, do të mbulojë punët e brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se përfshirja e pushtetit vendor në strukturën e Ministrisë së Brendshme nuk është diçka e re në historikun e këtij dikasteri, por sipas tij, tashmë kjo strukturë do të ketë një formë më të plotë.

Lamallari largohet nga kabineti

Besfort Lamallari u përfshi për herë të parë në kabinetin qeveritar më 11 shtator 2025, në fillim të mandatit të katërt të qeverisë Rama, kur mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Më 26 shkurt, gjatë ndryshimeve të mëdha në kabinet, Lamallari u transferua në Ministrinë e Brendshme, një dikaster ku kishte shërbyer më herët për një periudhë të gjatë si zëvendësministër.

Tashmë, ai nuk do të mbajë një post ministror, por sipas Ramës do të jetë pjesë e ekipit të Kryeministrisë.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme, Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin dhe tha se përvoja në qeveri kishte qenë e rëndësishme për zhvillimin e tij profesional.

“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesionalisht. Pjesa e kthimit në shtëpinë time ka qenë një përvojë dhe një privilegj i madh. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe jam munduar që të mos ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjitha punët që e presin Shqipërinë”, u shpreh Lamallari.

Ndërkohë, Ervin Demo pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke mbuluar njëkohësisht edhe çështjet që lidhen me pushtetin vendor.

Ndryshimet e fundit janë pjesë e lëvizjeve të reja të kryeministrit Rama në kabinetin qeveritar.

Related

Previous Post

Rusia sulmon Ukrainën me 160 dronë, raportohet për viktima dhe dhjetëra të plagosur

Next Post

PDK lëshon sallën pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut si nënkryetare

Next Post
PDK lëshon sallën pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut si nënkryetare

PDK lëshon sallën pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut si nënkryetare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.