Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nisin hetimet për çmimet e karburanteve në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
05/03/2026
in Lajme
0
Nisin hetimet për çmimet e karburanteve në Kosovë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve në Kosovë, duke përfshirë tregtimin me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë te çmimet e naftës dhe benzinës në pikat e shitjes.

Sipas AKK-së, të gjitha ndërmarrjet që operojnë në tregtimin e karburanteve në vend janë aktualisht nën monitorim.

Autoriteti bëri të ditur se përmes këtij procesi synohet mbrojtja e tregut nga marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet kompanive që veprojnë në këtë sektor.

“Çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut apo kufizimin e konkurrencës përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Sipas Autoritetit, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare ndryshojnë vazhdimisht, duke reflektuar faktorë si oferta dhe kërkesa, kostot e përpunimit dhe zhvillimet ekonomike apo gjeopolitike.

Për këtë arsye, pritet që edhe luhatjet e çmimeve në tregun vendor të pasqyrojnë drejtimin dhe përmasën e ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare, duke respektuar parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme.

AKK u ka bërë thirrje bizneseve që të veprojnë në përputhje me rregullat e konkurrencës së lirë dhe të shmangin çdo formë koordinimi të çmimeve me operatorë të tjerë, duke treguar përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve.

Procesi i monitorimit po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, përfshirë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, me qëllim sigurimin e respektimit të plotë të legjislacionit në fuqi në tregun e karburanteve.

Related

Previous Post

Kurti në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Sakrifica e familjes Jashari kthesë vendimtare drejt lirisë

Next Post

Pse luftërat janë lajme të këqija për “marrëdhënien speciale” mes SHBA-së dhe Britanisë

Next Post
Pse luftërat janë lajme të këqija për “marrëdhënien speciale” mes SHBA-së dhe Britanisë

Pse luftërat janë lajme të këqija për “marrëdhënien speciale” mes SHBA-së dhe Britanisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.