Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë. Ata kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendin të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin Lumir Abdixhikun nga posti i kryetarit.
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka konfirmuar e kanë dorëzuar nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë.
“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për Express.
Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime.
Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërres Kuvendit brenda 60 dite.
Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, shumë zyrtarë të lartë të LDK-së dhe degë të kësaj partie kanë shprehur pakënaqësi me këtë rezultat. Ata kanë kërkuar përgjegjësi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.
Megjithatë, Abdixhiku ka injoruar këto kërkesa.
Ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, e cila është mbajtur javën e kaluar.
I pyetur për iniciativën e shkarkimit, ai tha se ende nuk është dorëzuar asnjë kërkesë zyrtare.
Sipas tij, zgjedhjet e rregullta për kryetarin janë parashikuar për vitin e ardhshëm, sipas Statutit.
“Ne kemi dalë prej një Kuvendi më 31 janar dhe një parti serioze matet me sa i përmbahet zotimeve të veta”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se nëse do të ketë deponim të nënshkrime, sipas statutit do të thërres mbledhjen e Kuvendit.
“Çfarëdo nënshkrimi që deponohet, unë menjëherë, me Statut, e thërras Kuvendin. Ne s’jemi as të përhershëm e as qëndrojmë me forcë”, është shprehur ai.

