Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Prokuroria Speciale: Halil Thaçi u intervistua si i pandehur për “Ushtrim ndikimi”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/07/2026
in Category
0
Prokuroria Speciale: Halil Thaçi u intervistua si i pandehur për “Ushtrim ndikimi”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është intervistuar të mërkurën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Ai është intervistuar lidhur me hetimet që po zhvillohen për shpronësimet në Shipitullë

 

Prokuroria Speciale e ka demantuar Halil Thaçin e Vetëvendosjes i cili tha se u intervistua në cilësi të dëshmitarit.

Prokuroria tha se Thaçi u intervistua “në cilësinë e të pandehurit,” për veprën penale “ushtrim i ndikimit.”

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”, tha zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.

Pas përfundimit të intervistimit, Thaçi tha para medieve se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Si dëshmitar natyrisht se më pytën për çdo gjë, edhe unë për çkado që di do t’iu përgjigjem prokurorëve”, tha Thaçi.

Thaçi mohoi të jetë e vërtetë se ka ushtruar ndikim.

“Është një temë e përgatitur moti prej rivalëve të mi politik. Që gjoja se më kanë përfsjo në shpronësimet në fshatin Shipitullë, unë jam shuimë i kënaqur që prokuroria ka nisur të merret me këtë ç[shtje dhe ta hetojnë deri në fund këtë ç[shtje. Unë kam bërë thirrje edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundhshëm në ato pjesë. Është e vërtetë që kam biseu me qytetarët dhe ta ngrejë ç[shtjket e tyre ,sepse Shipitulla dhe fshati Hadre janë diskriminuar janë anashkaluar dhe sigurisht që gjendja e tyre është e pamundshme.

Unë nga këtu u bëj thirrje, dhe u them qytetarëve që do të jem gardian. Po si dëshmitar natyrisht më pyetën për çdp gjë, dhe çkado që di do t’i përgjigjem prokurorisë. Pika e parë, te prokurori kam tregu që vet kallxo pike komi për 3 muaj më ka thirr në telefom. Vetë pronarja e kallxohit ka kërku takim që mos të publikohet video. Sigurisht që janë të bazume, dhe nuk kam ra pre e shantazheve të mediave. Dhe as kërcënohem. Unë do të jem gardian i të drejtave të qytetarëve. Tregoi Jeta Xharrës që nuk shantazhohem,” tha ai.

Related

Previous Post

Thaçi i VV-së del nga Prokuroria Speciale pas intervistimit për KEK-un, pretendon shantazh.

Next Post

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, Zemaj dhe Dushi dorëzojnë nënshkrimet për Kuvendin e LDK-së.

Next Post
Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, Zemaj dhe Dushi dorëzojnë nënshkrimet për Kuvendin e LDK-së.

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, Zemaj dhe Dushi dorëzojnë nënshkrimet për Kuvendin e LDK-së.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.