Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile

Qendra Info by Qendra Info
29/07/2026
in Lajme
0
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve M.J. dhe M.B., të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, sipas nenit 142, lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake vendosi që të dyshuarit të mbeten në paraburgim për një periudhë prej një muaji.

Rreziku i arratisjes dhe ndikimit në procedurë

Në arsyetimin e aktvendimit, Gjykata theksoi se ekziston rrezik real që të pandehurit, nëse lihen në liri, të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Sipas Gjykatës, ky rrezik shtohet edhe për faktin se M.J. dhe M.B. janë shtetas të Serbisë, gjë që mund ta vështirësojë sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale.

Po ashtu, Gjykata vlerësoi se ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë në prova ose në dëshmitarë, duke penguar zhvillimin e hetimeve.

“Për rrjedhojë, masa e paraburgimit është vlerësuar si masa e vetme e përshtatshme për të garantuar zhvillimin e papenguar të procedurës penale”, thuhet në vendim.

E drejta e ankesës

Gjykata bëri të ditur se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related

Previous Post

Kurti në 25-vjetorin e rënies së Tahir Sinanit: Ishte një nga luftëtarët më të spikatur të çështjes kombëtare

Next Post

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Kiev, nis një fazë e re e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

Next Post
Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Kiev, nis një fazë e re e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Kiev, nis një fazë e re e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.