Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se “nuk është pak” që kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, të jetë zëvendës i tij në qeveri.
“Unë besoj që LDK është dashur të vijë në bashkëqeverisje. Ta kemi një marrëveshje politike. Unë besoj që edhe oferta për kryeparlamentar edhe kjo për bashkëqeverisje, ku ta zëmë, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, bëhet zëvendësi i imi në qeveri, nuk është pak. Kjo s’është pak edhe nëse rezultati do të ishte më i ngushtë”.
“Qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual, pra gjithëpërfshirës me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare, qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe përveç kësaj këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”.
“Jemi të hapur për të bërë diskutime shteruese që të vijmë deri te emrat”.

