Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacioni “Lugu”: Policia e Kosovës arreston 6 persona dhe sekuestron kokainë në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
29/08/2025
in Lajme
0
Policia në Mitrovicë e Ferizaj sekuestron armë dhe arreston të dyshuar për incidente të dhunshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lugu”, ku janë arrestuar gjashtë persona dhe është sekuestruar sasi e konsiderueshme droge.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive ndaj gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen për shit-blerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës. Me datën 6 gusht 2025, rreth orës 12:00, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhër të Gjykatës, policia zhvilloi kontrolle në tetë lokacione, duke përfshirë shtëpi, banesa, objekte përcjellëse dhe një lokal (free shop).

Operacioni u mbështet nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 dhe njësitë patrulluese të rajonit të Prishtinës.

Provat e sekuestruara

Si rezultat i operacionit, Policia gjeti dhe sekuestruar:

  • 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlerë e përafërt 18,000 euro),

  • 13,294 euro,

  • 2 DVR,

  • 5 vetura me targa vendore, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.

Gjatë kontrolleve në pesë automjete të sekuestruara, në një prej tyre në pronësi të një të dyshuari mashkull kosovar u gjetën dy qese me kokainë me peshë rreth 35 gram. Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë përkushtimin e saj në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve në vend.

Related

Previous Post

Sulmet Spektakolare me Dron dhe e Ardhmja e Sigurisë së Atdheut të SHBA-së

Next Post

Investime kapitale në arsim, energji dhe banim social: Kryeministri Kurti viziton projekte në Fushë Kosovë, Vushtrri dhe Mitrovicë

Next Post
Investime kapitale në arsim, energji dhe banim social: Kryeministri Kurti viziton projekte në Fushë Kosovë, Vushtrri dhe Mitrovicë

Investime kapitale në arsim, energji dhe banim social: Kryeministri Kurti viziton projekte në Fushë Kosovë, Vushtrri dhe Mitrovicë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.