E shtuna në Kosovo pritet të sjellë mot më stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale, ndërsa nuk parashihen reshje atmosferike.
Krahasuar me ditët e mëparshme, atmosfera do të jetë dukshëm më e qetë. Megjithatë, në disa rajone do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, të cilat do të sjellin ndjesi më të këndshme gjatë ditës.
Temperaturat do të lëvizin nga 12°C në orët e mëngjesit deri në 28°C gjatë ditës.