E marta në Kosovë pritet të sjellë mot të nxehtë, por mjaft jo-stabil. Gjatë mëngjesit dhe paradites do të ketë periudha me diell, ndërsa nga mesdita dhe pasditja atmosfera do të destabilizohet ndjeshëm.
Zhvillimet e vranësirave konvektive pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Në disa zona nuk përjashtohen shtrëngata të fuqishme kalimtare, të cilat mund të sjellin erëra të forta, breshër dhe aktivitet intensiv elektrik në atmosferë.
Temperaturat do të mbeten të larta, me maksimalen rreth 34°C, megjithatë në rajonet ku zhvillohen stuhitë pritet ulje e përkohshme e temperaturave.

