Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK bllokon hyrjen në Qeveri, Hoxhaj: Kurti nuk është më kryeministër

Qendra Info by Qendra Info
13/08/2026
in Lajme
0
PDK bllokon hyrjen në Qeveri, Hoxhaj: Kurti nuk është më kryeministër
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ndërmarrë një tjetër aksion politik në kuadër të kërkesës së saj për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës. Aktivistë dhe deputetë të kësaj partie kanë bllokuar hyrjen në objektin e Qeverisë, ndërsa më pas kanë mbajtur një konferencë për media.

Deputetja Vlora Çitaku tha se PDK-ja nuk do të ndalet në përpjekjet e saj për, siç u shpreh, rikthimin e rendit kushtetues dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

PDK-ja ka paralajmëruar se do të vazhdojë qëndrimin dhe veprimet e saj edhe në Kuvend gjatë ditës së sotme, duke kërkuar përfundimin e seancës konstituive dhe krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në konferencë ka folur edhe deputeti Enver Hoxhaj, i cili ka ngritur pretendime për statusin kushtetues të Albin Kurtit pas marrjes së mandatit të deputetit.

“Albin Kurti nuk është më kryeministër, prej momentit kur e ka marrë postin e deputetit”, deklaroi Hoxhaj.

Ai paralajmëroi gjithashtu se PDK-ja do të ndjekë rrugë institucionale dhe ligjore për të kërkuar përgjegjësi për atë që e konsideron shkelje të Kushtetutës nga ana e Kurtit.

“Do të ndjekim rrugë ligjore që mbajnë përgjegjës Kurtin për shkeljet e Kushtetutës që po i bën”, tha Hoxhaj.

PDK-ja po kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë dhe të përfundojë, ndërsa vendi aktualisht mbetet në një ngërç institucional pas dështimit të seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Related

Previous Post

Kufizime në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Next Post

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për spiunazh

Next Post
Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për spiunazh

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për spiunazh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.