Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës arreston tre persona dhe konfiskon mbi 25 kg marihuanë në aksionin “Kontrolli”

Qendra Info by Qendra Info
01/06/2026
in Lajme
0
Policia e Kosovës arreston tre persona dhe konfiskon mbi 25 kg marihuanë në aksionin “Kontrolli”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar rreth 25 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të planit taktik “Kontrolli”.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka ndaluar dy automjete të dyshuara për transportim të narkotikëve, pas identifikimit të tyre në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Njëra nga veturat me targa serbe është ndaluar më pas në Zveçan, ku gjatë kontrollit janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e drogës. Në këtë automjet janë gjetur rreth 25.984 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ndërsa automjeti tjetër është ndaluar në Jarinjë dhe dyshohet se ka shërbyer si përcjellës për sigurimin e rrugës.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësia e Forenzikës për procedurat hetimore, ndërsa tre të dyshuarit, një shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi, janë arrestuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti do të trajtohet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me organet e drejtësisë.

Related

Previous Post

Hapet konkursi për të rinjtë – Ministria e Mbrojtjes fton aplikime për karrierë ushtarake

Next Post

“Sa të sigurt ndihen nxënësit kosovarë në shkolla?”.

Next Post
“Sa të sigurt ndihen nxënësit kosovarë në shkolla?”.

“Sa të sigurt ndihen nxënësit kosovarë në shkolla?”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.