Gjatë 20 ditëve të para të tetorit, Policia në Gjakovë ka realizuar 20 urdhëresa gjyqësore, ndërsa katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, urdhëresat janë zbatuar nga Stacioni Policor në Gjakovë gjatë periudhës 1–20 tetor 2026, në kuadër të angazhimeve për zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë.
Katër personat janë dërguar për vuajtjen e dënimeve për vepra të ndryshme penale:
- Xh. Th. – katër vjet burgim për vjedhje dhe armëmbajtje të paautorizuar.
- B. H. – një vit e gjashtë muaj burgim për kanosje, dhunë në familje dhe armëmbajtje të paautorizuar.
- L. L. – 180 ditë burgim për lëndim të lehtë trupor.
- V. A. – një vit masë edukative institucionale.
Policia bëri të ditur se personat e tjerë të kërkuar janë liruar sipas procedurave ligjore, pas paraqitjes në seancat gjyqësore ose përmbushjes së detyrimeve të përcaktuara nga gjykata.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se do të vazhdojë zbatimin e urdhërarresteve dhe letërreshtimeve të lëshuara nga organet kompetente.

