Shefja e stafit të presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, ka deklaruar se Presidenca është e gatshme që amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli t’i dërgojë për votim në Kuvendi i Kosovës.
Duke folur në emisionin “Interaktiv” në KTV, Hollaj tha se ekziston ende afat për këtë veprim dhe se amendamentet mund të dorëzohen që nesër në mëngjes.
Sipas saj, nëse po flitet për garë për postin e presidentit, atëherë gara e vërtetë duhet të zhvillohet përmes votës së qytetarëve.
“Për të hyrë në këtë garë, presidentja Vjosa Osmani hyn për t’u rizgjedhur. E nëse flasim për garë, atëherë garë për garë po kthehemi aty ku gara është e vërtetë, është te qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne kemi kohë, janë edhe 24 orë afat dhe jemi të gatshëm që në ora 8 në mëngjes t’i dorëzojmë amendamentet në Kushtetuese dhe të kthehemi te sovrani”, ka deklaruar Hollaj.
Ajo shtoi se përmes këtij propozimi qytetarët do të kishin mundësinë të vendosin drejtpërdrejt për zgjedhjen e presidentit.
Deklarata e saj vjen në kohën kur në skenën politike në Kosovë po vazhdojnë debatet dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

