Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Gjatë takimit, kryetari Basha ka paraqitur qëndrimet e tij lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, presidentja Osmani e ka informuar atë se ekipi ligjor i Presidencës është duke zhvilluar një analizë të hollësishme mbi këtë proces.
Presidentja theksoi se, ashtu si gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.