Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen të dielën, më 25 tetor.
Në mesazhin e saj, të publikuar më 24 tetor, ajo ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe të bashkimit për një përfaqësim më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, ka deklaruar Shiroka Pula.
Ajo ka nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve, si dhe për përmirësimin e pozitës së tyre në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
“Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, thuhet në mesazhin e presidentes.
Në përfundim, ajo ka përcjellë mesazhin: “Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!”

