Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria pezullon aktivitetin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli sqaron thirrjen në hetime

Qendra Info by Qendra Info
31/10/2025
in Lajme
0
Prokuroria pezullon aktivitetin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli sqaron thirrjen në hetime
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot paradite në Prokurorinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje për disa orë nga prokurori Ndini Tavani, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ai është pyetur si person në dijeni, në një proces ku njëkohësisht figuron si kallëzues dhe i kallëzuar, pas përplasjes ligjore me ortakun e tij, Valon Ademi, pronar i kompanisë “2A Group”.

Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës përmes kompanisë së tij “Mabco Construction SA”, ndërsa Ademi është aksioner nëpërmjet “2A Group”. Pas daljes nga Prokuroria, Pacolli u ndal përpara mediave, duke shpjeguar se arsyeja e thirrjes ishte për të dhënë informacione shtesë në lidhje me procesin gjyqësor dhe kallëzimin e bërë.

“Dhashë dëshmi për përgjigjen penale që kemi parashtruar dhe si person i informuar ishte e drejtë që të sqaroj kronologjinë e çështjes. Pala tjetër ka bërë kallëzim, dhe ne kemi dhënë përgjigjen tonë. Vëllai im ka bërë kallëzim dhe unë isha aty për të plotësuar dosjen me informata”, u shpreh Pacolli.

I pyetur nga gazetarët për përfshirjen e mundshme të qeverisë, Pacolli e mohoi kategorikisht këtë gjë, duke theksuar se çështja është ekskluzivisht mes partnerëve të biznesit dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën.

“Qeveria nuk ka asgjë të bëjë me këtë. Është e padrejtë që të përmendet dikush nga qeveria. E kam lënë gjithçka në duart e drejtësisë,” shtoi ai.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetime ndaj Behgjet Pacollit, vëllait të tij Emin Pacolli, dhe Nelson Çelës, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër “Mabco Construction S.A.”. Të tre janë nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Si pjesë e hetimit, Prokuroria ka pezulluar çdo aktivitet të Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke ndaluar çdo vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte planifikuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Sipas vendimit të publikuar nga gazeta “TemA”, është pezulluar gjithashtu edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, “Mabco Construction SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek kompania “2A Group”.

Ky zhvillim vjen pas disa muajsh tensionesh të brendshme mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, një projekt strategjik që është parë si një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit, por që aktualisht është futur në një ngërç të thellë ligjor e financiar.

Related

Previous Post

Krim tronditës në Ferizaj: Prokuroria kërkon paraburgim për dhunimin e së miturës 14-vjeçare

Next Post

CIA kërkon të qetësojë Evropën: Ratcliffe takohet me zyrtarët e BE-së për ndarjen e inteligjencës

Next Post
CIA kërkon të qetësojë Evropën: Ratcliffe takohet me zyrtarët e BE-së për ndarjen e inteligjencës

CIA kërkon të qetësojë Evropën: Ratcliffe takohet me zyrtarët e BE-së për ndarjen e inteligjencës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.