Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Prona dhe emërime nën Qeverinë në detyrë: A po tejkalohen kompetencat?.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/08/2026
in Category
0
Prona dhe emërime nën Qeverinë në detyrë: A po tejkalohen kompetencat?.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çka thotë Ligji për Qeverinë?

Ligji për Qeverinë përcakton se një qeveri në detyrë ka kompetenca të kufizuara, që nuk mund t’i tejkalojë. Në mënyrë të qartë ndalohet marrja e vendimeve të rëndësishme.

Sipas këtij ligji, një qeveri në detyrë mund t’i zbatojë vetëm aktivitetet e domosdoshme, të planifikuara në planin vjetor dhe në Ligjin për Buxhetin. Asaj nuk i lejohet të miratojë iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, e as të miratojë projektligje, ndryshime kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale. Ligji thotë, po ashtu, se një qeveri në detyrë nuk mund të nisë procedura të reja për emërime në funksione publike, e as të propozojë kandidatë për pozita që kërkojnë miratimin e Kuvendit.

Për Shalën e Sahitin, situata është bërë edhe më komplekse pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, teksa disa anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, të gjitha vendimet e anëtarëve të Qeverisë, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, janë vendime të kundërligjshme.

Ligji për Qeverinë parasheh që nëse një anëtar i kabinetit qeveritar zgjidhet deputet, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i ministrit para ditës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi më 8 korrik rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Edhe neni 72 i Kushtetutës se Kosovës thotë se “deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv”.

Kontestimi i vendimeve shkon në Prokurori

Shala nga IKD kujton edhe një vendim të vitit të kaluar të Gjykatës Supreme, në të cilin është konstatuar se ushtrimi i njëkohshëm i këtyre dy funksioneve është në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjykata konstatoi se një qeveri në detyrë mund të kryejë vetëm aktivitete të domosdoshme dhe ato të planifikuara, dhe se nuk ka të drejtë të miratojë akte të reja nënligjore.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë se personat që ligji nuk i lejon të veprojnë si anëtarë të qeverisë, po marrin vendime në emër të shtetit dhe po krijojnë detyrime që mund të rëndojnë institucionet për shumë vite”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sahiti nga GLPS thotë se të gjitha vendimet që kanë tejkaluar kufizimet e Qeverisë në detyrë ose ato vendime që janë marrë nga përbërja e kundërligjshme, ku anëtarët e Qeverisë njëkohësisht kanë mbajtur edhe pozitën e deputetit, duhet të rishikohen dhe të anulohen.

“GLPS vlerëson që çfarëdo veprimi që i pason këto vendime është i kontestueshëm, pasi përbërja e organit kolegjial që i ka nxjerrë të njëjtat ka qenë në papajtueshmëri me legjislacionin në fuqi”, pohon ai për Radion Evropa e Lirë.

Debati për ligjshmërinë e veprimeve të Qeverisë në detyrë u intensifikua pas një mbledhjeje që ajo e mbajti më 12 gusht.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës.
Besnik Tahiri, deputet i Aleancës.

Aleanca, parti parlamentare, paralajmëroi se do të paraqesë rast në Prokurori për 18 vendime të Qeverisë në detyrë.

Këto vendime lidhen, kryesisht, me emërimin e komisioneve për procedurat e pranimit në institucione publike.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, tha për media se konsideron që këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin, dhe se Qeveria në detyrë po e përdor administratën për interesa partiake.

Related

Previous Post

Policia publikon pamjet nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, arrestohen tre persona.

Next Post

Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se i morën 135 mijë euro një qytetari, duke i premtuar transplant të veshkës.

Next Post
Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se i morën 135 mijë euro një qytetari, duke i premtuar transplant të veshkës.

Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se i morën 135 mijë euro një qytetari, duke i premtuar transplant të veshkës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.