Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se i morën 135 mijë euro një qytetari, duke i premtuar transplant të veshkës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/08/2026
in Category
0
Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se i morën 135 mijë euro një qytetari, duke i premtuar transplant të veshkës.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, V.H. dhe A.K., nën dyshimin se kanë mashtruar një person.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga 26 maji 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq, Komuna e Pejës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dyshohet se e ka mashtruar të dëmtuarin, duke e vënë dhe mbajtur atë në lajthim përmes paraqitjes së rreme të fakteve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H. dyshohet se është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’i mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës. Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, i pandehuri ka kërkuar dhe pranuar nga i dëmtuari mjete financiare, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura lidhur me transplantimin.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim të krijimit të bindjes tek i dëmtuari se procedura e transplantimit do të realizohej, duke i shkaktuar atij dëm material në shumën prej 134,761.00 euro.

Ndërkaq, i pandehuri A.K., sipas aktakuzës, dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, duke e njoftuar të dëmtuarin për të pandehurin V.H., duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi dhe duke i krijuar besim të dëmtuarit lidhur me kompetencat dhe mundësitë e tij për organizimin e transplantimit të veshkës.

Për personin tjetër të përfshirë në rast, i cili sipas aktakuzës dyshohet se është paraqitur si “dhurues i veshkës, prokuroria tha se procedura penale është veçuar.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Related

Previous Post

Prona dhe emërime nën Qeverinë në detyrë: A po tejkalohen kompetencat?.

Next Post

Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok

Next Post
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok

Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.