Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok

Qendra Info by Qendra Info
19/08/2026
in Lajme
0
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar një gjetje të re gjatë gërmimeve dhe ekshumimeve në një lokacion të dyshuar në Zubin Potok.

Gjatë veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin e Zubin Potokut, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë gjetur mbetje kockore, të cilat, sipas vlerësimit preliminar, dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Gjetja është konfirmuar të mërkurën nga mjeko-ligjorët, ndërsa identifikimi i plotë i mbetjeve do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

Rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet po zhvillohen përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente.

Tre persona në paraburgim

Në kuadër të këtij rasti, aktualisht po hetohen tre persona me inicialet J.R., M.J. dhe M.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Të tre personat ndodhen në masën e paraburgimit.

Institucionet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore dhe procedurale do të vazhdojnë, ndërsa procesi i identifikimit të mbetjeve do të kryhet përmes ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Policia, Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë theksuar se procesi do të zhvillohet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të dokumentuar, duke respektuar dinjitetin e viktimave dhe familjeve të personave të zhdukur.

Institucionet kanë paralajmëruar se çdo zhvillim i ri lidhur me rastin do të bëhet publik në përputhje me kërkesat ligjore dhe interesin e hetimit.

Related

Previous Post

Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se i morën 135 mijë euro një qytetari, duke i premtuar transplant të veshkës.

Next Post

Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për sulm, lëndim të lehtë trupor dhe kanosje

Next Post
IPK ka nisur hetimet për veprimet e policisë në Qendrën e Numërimit të Votave në Mitrovicë.

Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për sulm, lëndim të lehtë trupor dhe kanosje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.