Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Protesta masive në Beograd: Dhjetëra mijëra qytetarë në rrugë, drejt Kuvendit të Serbisë

Qendra Info by Qendra Info
15/03/2025
in Lajme
0
Protesta masive në Beograd: Dhjetëra mijëra qytetarë në rrugë, drejt Kuvendit të Serbisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një protestë masive ka filluar sot në Beograd, e cila është shkaktuar nga tragjedia që ndodhi në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur një tendë u shemb në një stacion hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Tubimi kryesor do të zhvillohet në orën 16:00 para Kuvendit Kombëtar, ku studentët dhe qytetarët janë mbledhur tashmë në pesë pika të ndryshme të qytetit, nga ku do të nisen së bashku për të marshuar drejt qendrës.

Studentët kërkojnë që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, duke theksuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë shprehur angazhimin e tyre për të shmangur çdo formë dhune dhe kanë dënuar ashpër çdo incident të mundshëm.

Këtë ditë Beogradi është i paralizuar, pasi të gjithë mjetet e transportit publik janë tërhequr nga rrugët. Grupa qytetarësh janë shpërndarë nëpër të gjitha pjesët e qytetit dhe mund të shihen duke mbajtur flamuj, bilbila dhe pankarta për të shprehur qëndrimet e tyre.

Prej datës 22 nëntor, studentët kanë bllokuar mbi 60 fakultete duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në stacionin e trenit, luftën kundër korrupsionit, dhe një shoqëri ku institucionet të funksionojnë pa ndikim dhe presion politik.

Related

Previous Post

Starship i SpaceX do të niset për në Mars në fund të vitit 2026, thotë Elon Musk

Next Post

Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së do të mund të lëvizin lirshëm në Maqedoni të Veriut

Next Post
Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së do të mund të lëvizin lirshëm në Maqedoni të Veriut

Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së do të mund të lëvizin lirshëm në Maqedoni të Veriut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.